Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Dashuria me Milanin s’mbaron ende, BERLUSCONI “financon” merkaton e kuqezinjve

Shkruar nga NEWSPORT
Dashuria me Milanin s’mbaron ende, BERLUSCONI “financon”

Monza e Berlusconit festoi sigurimin matematikisht të mbijetesës dhe tashmë po përgatitet të ushtrojë blerjet përfundimtare për protagonistë të ndryshëm të këtij sezoni të cilët ishin në huazim. Mes tyre është kapiteni Pessina, i cili do të bëhet bardhekuq, duke paguar 15 milionë euro në arkën e Atalantës.

Monza por edhe Milani po gëzohen sepse kuqezinjtë kanë rezervuar 50% të rishitjes së ardhshme të Pessinës kur e shitën te Atalanta në 2017. Pra një shifër prej 7.5 milionë eurosh që Berlusconi duhet të derdhë në arkën e ish-skuadrës së tij.

Këto para mund të përdoren në misionin Loftus-Cheek. E vështirë por jo e pamundur sepse Chelsea duhet të bindet të ulë kërkesën për mesfushorin anglez që konsiderohet i transferueshëm. Maldini dhe Massara mendojnë për këtë, mesfushori anglez mund të bëhet goditja surprizë për mesfushën.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga