Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Çudira në futboll/ Ndeshjet e Atalantas ndalohen në Francë, shkak bëhet fanella

Shkruar nga NEWSPORT
Çudira në futboll/ Ndeshjet e Atalantas ndalohen në

Ndeshjet e Atalantës nuk do të transmetohen më në Francë për fajin e sponsorit në fanellën e Nerazzurrëve, transmetuesi BeIn Sports, mbajtësi i të drejtave televizive të ndeshjeve të Serisë A në Francë, u ka komunikuar abonentëve të tij se ndeshjet e zikaltërve , duke nisur nga ndeshja kundër Juventusit, nuk do të jenë më të disponueshme.

Arsyeja? Sponsori i lojtarëve të Bergamos, “Plus 500”, përfundoi në pistën e Ministrisë së Ekonomisë, Financave dhe Industrisë franceze, pasi ofron “shërbime investimi që lidhen me kontrata financiare me rrezik”. Siç nënvizohet nga DGCCRF (Drejtoria e Përgjithshme për Konkurrencën, Konsumatorët dhe Parandalimin e Mashtrimit), e cila urdhëroi BeIn Sports France të mos shfaqte më markën e një produkti financiar "të rrezikshëm".

Kush Plus 500? – Është një platformë tregtare financiare me bazë në Qipro. Faqja e saj e internetit shoqërohet me një baner që paralajmëron për "rrezikun e lartë të humbjes së shpejtë të kapitalit". Përveç Atalantës, platforma tregtare sponsorizon edhe Chicago Bulls, Legia Warsaw dhe Young Boys.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga