
Kupa e Shqipërisë do të riktheje nesër në fushë klubet shqiptare, pas një bojkoti afro 50 ditor. Luftëtari do të presë Elbasanin, me miqtë që kanë mundësi të kalojnë turin pa zbritur në fushë.
Luftëtari është në një fazë të vështirë të historisë 90 vjeçare të klubit, me skuadrën që vijon të mos ketë trajner dhe staf teknik. (LEXO)
Në Gjirokastër po tentojnë të përfaqësohen nga ekipi I të rinjve, me shpresën se do ndërtojnë një ekip të ri duke e nisur nga fundi. Kështu, nëse nesër në orën 13:30 Luftëtari nuk zbret në fushë, Elbasani do kalojë në turin pasardhës të Kupës së Shqipërisë.
Poll