Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

ÇUDI/ Ndodh në Shqipëri, qendërmbrojtësi kryeson listën e golashënuesve

Shkruar nga NEWSPORT

Erzeni është një nga ekipet më interesante jo vetëm të Kategorisë së Parë, por edhe i futbollit shqiptar. Shijakasit e mbyllën këtë pjesë të parë të sezonit në vendin e dytë në grupin A pas Vllaznisë. Megjithëse dje nuk arritën dot ta mposhtnin Besëlidhjen, Erzeni i njeh meritën teknikut Gentian Stojku dhe lojtarit të tij Jurgen Goxha. Përveçse mbron prapavijën e skuadrës, ai sakrifikon pozicionin e tij dhe për hir të golave. Pa 14 javësh, ai kryeson listën e golashënuesve në Kategorinë e Parë me 7 gola, edhe pse është qendërmbrojtës. Dhe tifozët bashkë me skuadrën e kanë shprehur mirënjohjen e tyre për 25-vjeçarin.

"Ndonëse pa sulmues të mirëfillte pas dëmtimit te Balliut dhe një Kabiru shumë larg pritshmërive, sulmi ishte në një gjendje të rënduar, por megjithatë trajneri Gentian Stojku e gjeti një zgjidhje duke vendosur në vijën e parë të sulmit mbrojtësin JURGEN GOXHA. Teksa flitej vetëm për sulmuesit e ekipeve të tjera, mbrojtësi tashmëi kthyer në sulmues nuk po ndalej nga java në javë edhe sot në perfundim të fazës së parë ai ka plot 7 gola. Kështu, Goxha është jo vetëm golashenuesi më i mirë i ekipit, por edhe i kampionatit.

I pandalshëm vrulli tij."

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga