Arsenal do të luajë kundër Crystal Palace, ndeshje e vlefshme për javën e parë të Premier League. Kjo është sfida e parë hapëse për një nga kampionatet më të ndjekura në mbarë botën.
“Topçinjtë” futen në garë si favoritë, megjithatë vetëm fusha e blertë do të tregojë se sa vlejnë. Trajnerët Patric Vieira dhe Mikel Arteta kanë zgjedhur titullarët që do të zbresin në fushën e blertë. Më poshtë mund të njiheni me formacionet zyrtare të kësaj përballje që starton në orën 21:00.
FORMACIONET ZYRTARE:
Crystal Palace: Guaita, Clyne-Andersen-Guehi- Mitchel, Schlupp-Doucoure, Ayew-Eze-Zaha, Edouard
Arsenal: Ramsdale, Gabriel-Saliba-White, Saka- Partey- Xhaka- Zinchenko, Odegaard-Jesus-Martinelli

Poll