Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Partizani gjen zëvendësuesin e Christian Mba, gati firma me një nigerian

Shkruar nga NEWSPORT
Partizani gjen zëvendësuesin e Christian Mba, gati firma me një
Blessing Eleke

Partizani në këtë merkato janari ka shitur lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës. Drejtuesit janë munduar që për secilin prej tyre të gjejnë një zëvendësues.

Kryeqytetasit kanë gjetur edhe zëvendësuesin e Christian Mba. Drejtuesit kanë arritur akordin me një nigerian, i cili luan si qendërsulmues.

Bëhet fjalë për Blessing Eleke. 28-vjeçari aktualisht është pa njjë ekip dhe kalimi në Superiore duket destinacioni i ti i radhës. Nigeriani ka një karrierë relativisht të pasur, pasi ka luajtur për ekipe të njohura në Europë si Luzern, NK Olimpija apo Gorica.

Transferimi i tij në kryeqytet do të përforconte repartin e sulmit dhe do të “qetësonte” Aleksandar Veselinovic, i cili do të kishte një sulmues ku të mbështetej për pjesën tjetër të këtij sezoni.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga