Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MAQEDONIA

Ç'po ndodh me Shkëndijën? Armend Alimi pranë kalimit te bardheblutë e Superligës

Shkruar nga NEWSPORT
Ç'po ndodh me Shkëndijën? Armend Alimi pranë kalimit

Armend Alimi është pranë largimit nga Shkëndija. Duket se në klubin e shqiptarëve nga Tetova gjërat nuk janë duke shkuar mirë, me trajnerin e ri Bruno Akrapoviç që nuk po bashkon dot skuadrën. Pas largimit të Besart Ibraimit te Xanthi në Greqi, edhe lideri tjetër i ekipit është me valixhe në duar.

Mediet në Maqedoninë e Veriut bëjnë me dije se Armend Alimi është pranë firmës me Prishtinën në Superligën e Kosovës. Bardheblutë janë duke u përforcuar me element të rëndësishëm, teksa Alimi do largohet pas 7 vitesh nga Shkëndija.

Kujtojmë se këtë verë nga tetovarët u larguan edhe Arblin Zejnullai, Antonio Pavic dhe Uenderson. Me merkaton që është në fund, tetovarët duhet të lëvizin për të qenë pretendent dhe për të ruajtur titullin kampion. Kujtojmë se pak javë më parë nga Shkëndija u largua edhe trajneri Ernest Gjoka.

Tags:

MAQEDONIA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga