Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

COVID-19/ Futbollisti rezulton pozitiv te Fenerbahce, Vedat MURIQI përfundon në karantinë

Shkruar nga NEWSPORT
COVID-19/ Futbollisti rezulton pozitiv te Fenerbahce, Vedat MURIQI

Kampionati turk i futbollit ishte i fundit që mbylli dyert si shkak i Coronavirusit. Në Turqi tanimë janë konfirmuar dy raste te skuadra e Fenerbahce, teksa emrat nuk bëhen të ditur. Një lojtar dhe një pjesëtar i stafit teknik dolën pozitiv në testet për Covid-19, duke alarmuar pjesën tjetër të ekipit.

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës,Vedat Muriqi tanimë duhet të qëndrojë për të paktën 14 ditë ë vetëizolim, teksa do t'i nënshtrohet testit si gjithë lojtarët e tjerë. Lajmin për dy anëtarë të Fenerbahces me Covid-19 e bëri vetë gjiganti turk, nëpërmjet rrjeteve sociale. Pas Fatih Terhim dhe zëvendëspresidentit të Gallatasaray që rezultuan pozitiv, tanimë është radha e Fenerbahces.

Tags:

BOTA KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga