Sulmuesi Michy Batshuayi ka nënshkruar ditën e sotme një kontratë me klubin londinez, Chelsea. Belgu është transferuar për vlerën e 40 milionë eurove te skuadra më e re e teknikut italian, Antonio Conte. Në këtë mënyrë 22-vjeçari është tranferimi i parë në “Stamford Bridge” për këtë merkato verore. Batshuayi ishte pjesë e francezëve të Marseille-ës sezonin e shkuar, duke bërë një sezon të shkëlqyer. Ai u aktivizua në 36 takime, ku shënoi plot 17 gola. Sulmuesi është prodhim i klubit Standart Liege, me të cilin ka luajtur për katër sezone rresht deri në 2014, ku më pas u transferua te Marseille.