
Vllaznia luan nesër përballë Flamurtarit në orën 17:00, ndeshjen e vlefshme për 1/8 e Kupës së Shqipërisë. Kuqeblutë synojnë fitoren në shtëpi, për të shkuar në çerekfinale.
Para ndeshjes ka folur Mehdi Çoba, protagonist i sulmit te Vllaznia. Sulmuesi shkodran ka përmendur ndjesinë e mirë, që është të luash krah Bekim Balajt.
Fjala e Mehdi Çobës:
“Jam shumë i kënaqur për formën, por më shumë jam i kënaqur për ecurinë e ekipit. Prej meje gjithmonë do të prisni më të mirën dhe shpresoj që gjithmonë të fitojmë, kjo është më e rëndësishmja.
Jam i kënaqur me besimin që më ka dhënë stafi, drejtori teknik dhe shpresoj t’ua shperblej.
Ne e kemi vlerësuar se çdo ekip ka kualitetin e vet, por ne jemi Vllaznia. Nuk kemi frikë dhe hymë në fushë gjithmonë për fitore.
E vështirë është sepse të gjithë pretendojnë “final 4”. Shpresojmë të na eci gjithmonë si po na ecën dhe do e kapim.
Është ndjesi shumë e mirë se deri dje e kemi pa në televizor dhe mundohemi me mësu prej tij, dhe pse mos me ik pas tij gjithmonë.
Konkurrenca është diçka e bukur. Mundohemi me dhënë maksimumin.
Gol me Flamurtarin.
Shpresoj që po. Më e rëndësishmja si gjithmonë është fitorja.