
Merkato e verës është futur në një fazë të nxehtë me klubet e elitës së futbollit europian që po tentojnë të pasurojnë ekipet e tyre me elementë cilësorë. Siç raporton "Tuttomercatoëeb", Barcelona po tenton Lautaro Martinez.
Largimi i Messit ka krijuar boshllëk të madh te katalanasit dhe kësisoj po studiohen gjitha opsionet. Edhe pse u përfol që "fair-play" financiar ka prishur gjitha planet e drejtuesve, ata duken më të vendosur se kurrë për të pasuruar organikën e tyre.
"Barcelona tani tenton Lautaro Martinez pas largimit të Messit! Lukaku thuajse i ikur te Chelsea, por familja Zhang do para, po vjen çmontimi i Interit", thuhej në median italiane.
Pritet me interes të shihet se çdo të ndodhë, në një moment kur trajneri Inzaghi është shprehur se të dy lojtarët janë pjesë e projektit të tij.