Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

GOSSIP

Çmendi internetin gjatë Botërorit, modelja kroate ngre temperaturat krah Erling Haaland

Shkruar nga NEWSPORT
Çmendi internetin gjatë Botërorit, modelja kroate ngre
Vera e gjatë e nxehtë e Erling Haaland vazhdon në Ibiza ku ai u takua me një nga tifozet më të “nxehta” të Kroacisë teksa po festonte në një klub plazhi. Sulmuesi i Manchester City u fotografua me modelen e njohur Ivana Knoll në një nga lokalet vendase. Ish-Miss Kroacia, ka pasur një “sezon të gjatë” vetë nga ana e saj teksa është e kapur rregullisht nga kamerat e veshur me ngjyrat bardhekuqe të vendit të saj, kur Luka Modric me shokë bënin histori drejt gjysmëfinales në Kupën e Botës në Katar dhe më pas një  finale në Nations League. Të dy kanë shkrepur nga një foto së bashku të cilën modelja e ka ndarë me 3.3 milionë ndjekësit e saj në Instagram. Megjithatë, mediat rozë s’kanë pse të bëjnë aludime më të thella pasi norvegjezi është edhe në praninë e të dashurës së tij me të cilën festoi në fushë titullin e Uefa Champions League.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Ivana Knöll (@knolldoll)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga