Stefano Pioli nuk është aspak i qetë para derbit me Interin në Serie A. Ditën e shtunë në orën 18:00 do të luhet derbi i Milanos me dy ekipet që do të kërkojnë fitoren për të udhëhequr të vetëm Serie A pas 4 javëve të para.
Para këtij takimi “dhimbjet e kokës” për trajnerin e kuqezinjve janë shtuar. Shkak është Franca. Me kombëtaren e “Gjelave” Theo Hernandez mori një dëmtim të lehtë në sfidën me Irlandën. Por kjo nuk e shqetëson aspak trajnerin e francezve, Deschamps i cili ëhstë i bindur se lojtari nuk ka asgjë për t’u alarmuar.
Në këtë kushte në miqësoren që Franca do të luajë me Gjermanisë, pritet që Hernandez të zbresë në fushën e lojës. Padikutim trajneri i Milan nuk do ta dëshironte aspka diçka të tillë, pasi lojtari mund të rrezikojë të marrë një tjetër dëmtim dhe të humbasë një sfidë delikate në kampionat.