
Pietro Pellegri ka hyrë në histori të Serie A-s si lojtari më i ri që ka debutuar në Itali. Futbollisti i Genoas debutoi në humbjen e skuadrës së tij ndaj Torinos me rezultat 1-0, duke thyer rekordin në Serie A si lojtari më i ri në histori që luan një ndeshje zyrtare. Pellegri është vetëm 15 vjeç e 9 muaj.
Disa kohë më parë edhe lojtari i Juventus, Moise Kean debutoi në Serie A por ai i kishte mbushur të paktën 16 vjeç. Kean u bë lojtari i parë që ka lindur pas vitit 2000 në gjithë kampionatet europiane ndërkohë që Pellegri e theu më shumë këtë rekord pasi është i ditëlindjes 2001.
Poll