Ditët e fundit po raportohet se Chelsea ka kontaktuar me Paulo Dybalan. Anglezët janë të gatshëm të paguajnë kluazolën e lojtarit që e mban të lidhur me Romën. 12 milionë euro është klauzola që Blutë e Londrës synojnë të paguajnë për argjentinasin.
Dybala ka kontratë me verdhekuqtë deri në vitin 2025, ku përfshinte një klauzolë lirimi që hyn në fuqi vetëm për klubet që janë jashtë Italie.
Sipas ekspertit portugez të transferimeve, Pedro Almeida, kjo ka rënë në sy të Chelsea-t, të cilët i kanë afruar agjentit të Dybala-s informacion.
Në këtë sezon 29-vjeçari ka luajtur në 38 ndeshje dhe ka arritur të shënojë 18 gola, ndërsa ka dhuruar edhe 8 asiste.
Poll