Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Chelsea josh për pesë vite futbollistin e Leicester

Shkruar nga NEWSPORT

Goditja e dytë në merkato për skuadrën e Antonio Conte ka përfunduar. N'Golo Kante është tashmë lojtari i Chelsea. Kante sezonin e shkuar ishte pjesë e Leicester në Premier League duke fituar edhe titullin kampion. 25-vjeçari shënoi sërish sukses në skenën ndërkombëtare në këtë muaj, pasi u aktivizua me Francën në Euro 2016, por nuk fitoi dot trofeun e Euro 2016.

[caption id="attachment_13072" align="alignleft" width="300"]     N’Golo Kante N’Golo Kante[/caption]

Pas nënshkrimit të një kontratë pesë-vjeçare, Kante tha: "Unë jam i lumtur që kam nënshkruar për një nga klubet më të mëdha në Evropë. Kjo është një ëndërr e bërë realitet për mua. Mundësia për të punuar me Antonio Conte, një trajner i shkëlqyer, dhe disa nga lojtarët më të mirë në botë ishte thjesht gjëja më e mirë që mund të bëja në këtë moment".

"Sezoni i im i parë në futbollin anglez ishte shumë i veçantë dhe tani unë shpresoj që të arrij më shumë gjatë kohës që do të jem lojtar i Chelsea. Unë dua të takohem sa më shpejtë me shokët e skuadrës dhe të ndihmojmë klubin për të arritur shumë sukses", përfundon Kante.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga