Chelsea synon të përforcohet me një emër të bujshëm dhe ai është futbollisti i Barcelonës Philippe Coutinho. Për shkak se braziliani e ka humbur totalisht veten në “Camp Nou”, londinezët duan të përfitojnë nga ky çast i pakëndshëm për 26-vjeçarin, i cili nuk ka arritur të zërë vendin e duhur në radhët e kampioënve të Spanjës. Sipas mediave të huaja, Chelsea është në gjendje të shpenzojë 100 milionë €.
Ndërkohë Coutinho pëlqehet dhe nga Manchester United, por deri tani londinezët kanë qenë më konkretë në pretendimet e tyre.
Coutinho u transferua nga Liverpooli te Barcelona në janar të 2018 për shifrën e çmendur të 130 milionë €. Ai ka fituar 3 trofe me Barcan: kampionat, Kupë e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës. Në 48 takime me katalanasit ai ka shënuar vetëm 16 gola, një shifër shumë më e ulët se pritshmëritë e mëdha.