Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Champions Leauge, kjo është fjala e parë e Alves në prezantimin te Juventusi

Shkruar nga NEWSPORT
Champions Leauge, kjo është fjala e parë e Alves në

Ish-lojtari brazilian i Barcelonës është prezantuar zyrtarisht si lojtar i kampionëve italianë të Juventusit. Në konferencën e parë për mediat që Alves ka dhënë si juventin kryefjalë është një dhe e vetme, fitimi i Champions Leauge.

Alves do të mbajë fanellën me numrin 23 në klubin italian, ndërkohë që është shprehur shumë i lumtur për ngrohtësinë me të cilën është pritur nga tifozët. Kjo fanellë, sipas Alves është në nder të Lebron James, duke ndjekur shembullin e tij që pasi ndërroi skuadrën për të cilën luante vazhdoi të kishte paraqitje shumë të mira.

‘’Është një nder i madh për mua të jem këtu. Unë zgjodha Juventusin pasi së bashku me shokët e tjerë të skuadrës dua që të bëjmë të mundur ëndrrën e klubit për të fituar një titull kampion. Unë kisha nevojë  për një mundësi të re, një sfidë të re dhe falenderoj skuadrën e Juventusit që ma ka dhënë këtë mundësi’’, është shprehur futbollisti.

Alves ka nënshkruar deri në 2018 me kampionët e Italisë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga