Champions League do të rikthehet të luajë ndeshjet e saj në grupe, teksa për ditën e sotme në program janë 8 ndeshje mjaft të rëndësishme. Në fushë do të zbresin edhe ekipet “big” si Napoli, United, Arsenal, Reali, Inter apo Bayern Munich.
Gjithçka do të startojë me duelin mes Galatasarayt dhe Bayern Munich që do të luhet në Turqi duke nisur që nga ora 18:45. Paralelisht do të luhet edhe në Itali, ku Inter pret Salzburg.
Ndërkohë sfidat e tjera do të luhet në gjitha në orën 21:00. Real Madrid do të luajë në transfertë ndaj Braga, edhe Arsenal do të duelojë jashtë me Sevillan, ndërsa Napoli shkon në Gjermani për të sfiduar Union Berlin.
Benfica – Real Sociedad, Lens – PSV dhe Manchester United – Copenhagen janë duelet e tjera të kësaj mbrëmjeje që do të “paralizojë” gjithë Europën.
[caption id="attachment_710258" align="alignnone" width="679"] Ndeshjet e sotme ne Champions League[/caption]