Ishte parashikuar ta zhvillohej sot mbledhja e Asamblesë së Klubit të Vllaznisë, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Në orën 11:00 do të mbahej kjo mbledhje në të cilën ishte parashikuar të diskutohej buxheti për vitin 2020-të.
Sipas medieve lokale, në sallë ka qenë edhe kryebashkiakja Voltana Ademi, por ka qenë kryetarja e Këshillit Bashkiak, Brisela Kadia që ka njoftuar shtyrjen e kësaj mbledhje. Zyrtarisht është bërë me dije se kjo mbledhje është shtyrë për të martën, ku pritet edhe rpania e Ministrit të Turizmit, Blendi Klosi.
Poll
