
Bundesliga për sezonin 2016-2017 ka ngritur dje siparin me sfidën Bajern Mynih-Verder Bremen. Kampionët në fuqi mposhtën 6-0 kundërshtarin e tyre, ndërsa një rezultat i tillë tregoi edhe një herë se edhe këtë vit, "rekordmenët", vështirë se do t'i rivalizojë ndonjë skuadër në Gjermani.
Si për ta përforcuar këtë ide ka mjaftuar postimi i ish-sulmuesi i famshëm anglez, Geri Lineker. Në Twitter, 55-vjeçari ka shkruar pas sfidës: "Bajern Mynih e ka fituar tashmë Bundesligën. Urime!".
Një pohim që ka bërë xhiron e botës në rrjete sociale duke qenë se një postim i tillë ka bërë që të "turpërohen" jo pak skuadrat që pretendojnë të zbresin nga froni bavarezët në Bundesligë.
Poll