Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Buffon nuk ka ndërmend të ndalet me futbollin: Jam në formë fizike, mund të luaj për 4-5 vite

Shkruar nga NEWSPORT
Buffon nuk ka ndërmend të ndalet me futbollin: Jam në formë

Gianluigi Buffon nuk ka ndërmend të ndalet. Portieri 43-vjeçar firmosi gjatë kësaj merkato te Parma dhe sezonin tjetër do të luajë në Serie A. Pas shumë vitesh, Buffon u rikthye në shtëpi për të ndihmuar ekipin që të ngitet mes më të mirëve të futbollit italian.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, portieri italian u shpreh se nuk ka ndërmend që të ndalet me futbollin e luajtur dhe ka në plan që të luajë për 4-5 vite të tjera pasi është në formë shumë të mirë fizike.

"Në moshën time dyshimin për të qenë një portier që ende luan apo jo, nuk e kam. Jam i bindur që mund të bëj mirë për katër apo pesë vitet e ardhshme, sepse jam fizikisht mirë dhe sepse kam fituar një përvojë të rëndësishme. Nuk kam dyshime për performancën.

Dyshimet ju vijnë nëse bëni një zgjedhje që nuk ju ngroh vërtet zemrën apo shpirtin, atëherë rrezikoni të bëni një përshtypje të keqe në një moshë të caktuar. Kjo nuk është ajo që mendova kur zgjodha të kthehesha në Parma. Ky klub kishte të gjitha karakteristikat e duhura për të më lejuar të fitoja edhe këtë sfidë të fundit ".

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga