
Tekniku i Shqipërisë U21 Alban Bushi u shpreh tejet i kënaqur me paraqitjen e prurjeve të reja te Shpresat, si dhe për fitoren bindëse në testin miqësor ndaj Uellsit U21 në "Selman Stërmasi".
Për mediat, trajneri i "kuqezinjve të vegjë" vlerësoi me superlativa sulmuesin e Chelseat, Armando Brojan, "njeriun e takimit" në Tiranë.
"Sfida me Uellsin: Të them të drejtën, jam i kënaqur, pasi ishin lojtarë që nuk i kam parë dhe janë 4 që nuk kanë ardhur më parë. 2 i kisha nga U19 dhe nuk dija si do të reagonin. E kisha me emocion dhe prandaj qëndruam shumë mbrapa dhe të luanim me kundërsulm. Një ekip pa strategji e ka të vështirë të ndërrojë lojë. Detyrat i bënë mirë dhe mundëm një kundërshtar të fortë. Kemi grup të mirë për të ardhmen dhe ky është ekipi i tretë i yni. Këta justifikuan veten. Këto miqësore na bëjnë mirë për të përgatitur ndeshjen ndaj Austrisë.
Armando Broja: Të gjithë kemi mendim pozitiv dhe mendojmë se do të bëhet i madh si Bullari apo Vrioni. Broja nuk kishe asnjë diferencë në lojë edhe pse 3 vjet më i vogël. E justifikoi veten. Edhe po të mos shënonte gola ai për ne është Broja e njohim.
Ndeshja e radhës me Austrinë:Në ndeshjen e ardhshme do të ndryshojmë 100% ashtu si ndaj Turqisë, pasi ishim të lodhur dhe prandaj ishte pak problem. Ata që nuk luajtën sot janë titullar. Ata që thonë pse kaq shumë ndeshje, ne themi që të bëjmë shumë ndeshje për të nxjerrë shumë lojtarë", përfundoi Alban Bushi.