Ndeshja Luftëtari - Tirana përfundoi me rezultatin 2-1, ku goli i fitores për bluzinjtë mban firmën e Dejvi Bregut, i cili është dhe njeriu i momentit te gjirokastritët. Por, ajo që u vu re qartësisht pas shënimit të golit, ishte festimi i tij me të shara.
Në emisionin "Rubrika Sportive", Dejvi Bregu ka treguar se ndaj kujt ishin ato fjalë. "Të sharat pas shënimit të golit nuk i kisha ndaj dikujt që ishte në stadium, por ndaj njerëzve që më kanë kritikuar pa të drejtë. U kam thënë: Vazhdoni të flisni...", përfundon shtatshkurtri vlonjat.
Poll