
Joao Miranda ka kërkuar largimin nga Interi për shkak të minutazhit të pakët. Pas mbërritjes së De Vrij, mbrojtësi brazilian ka humbur vendin e titullarit dhe është ktheyer në një lojtar stoli. Në këtë mënyrë Miranda ka kërkuar që të largohet për të gjetur një tjetër skuadër ku mund ti siguronte më shumë minuta.
Interi nuk dëshiron të pengojë lojtarin të largohet, por më parë duhet të gjejë një zëvendësues të tij. Sipas "Corriere della Sera" zikaltërit janë futur fuqishëm për të siguruar shërbimet e mbrojësit Saviç, i cili aktivizohet aktualisht te Atletiko Madridi. Në ditët në vijim pas largimit të mbrojtësit brazilian, Interi pritet të firmos Saviç.
Poll