Pas përhapjes së lajmit se janë shitur vetëm 450 bileta për ndeshjen ndaj Lihtenshteinit, kanë reaguar dhe tifogrupi ''Tifozët Kuq e Zi''. Grupi kryesor i tifozëve shqiptar ka hedhur një foto në rrjetin social Instagram ku sqarojnë gjithçka për pjesmarrjen e tyre në stadium.
Njoftimi i plotë:
A thua sa nga këto bileta i janë ndarë policisë? A do të mund të duartrokasin ata me kallashnikovë me duar? Nëse ata që menaxhojnë me futbollin shqiptarë mendojnë se kjo është rruga e duhur, i dëshirojmë punë të mbarë. E kemi thënë shumë herë më parë, tash e një vit, nuk do të kthehemi në stadiumet shqiptare deri në ditën që policia me kallashnikovë largohen nga stadiumet dhe na trajtojnë si qenie njerzore. Ndërkohë, ne do të vazhdojmë përkrahjen për Kombëtaren në të gjitha stadiumet europiane. PO, DO TË JEMI EDHE NË fyrom ME 5 SHTATOR. #1KOMBËTARE

