Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

BRAÇE "jep dorëheqjen" nga zv.kryeministër, i pëlqen më shumë analist sportiv i Superligës, ose shef te sektori garave në FSHF

Shkruar nga NEWSPORT
BRAÇE "jep dorëheqjen" nga zv.kryeministër, i

Erjon Braçe njihet si një tifoz futbolli dhe kurrsesi nuk mund të qëndronte pa komentuar ndodhitë e javës së 18 të Kategorisë Superiore. Zëvendëskryeministri nuk është kurrsyer ndaj "sistemit", arbitrave dhe gabimeve që sipas tij janë me dashje, për të favorizuar njërën palë apo ulur palën tjetër.

Qysh në krye të herës, Braçë që njihet si një tifoz I zjarrtë I Partizanit, bën rezymenë e pesë ndeshjeve, që sipas tij 2 vendosen nga arbitrat dhe tre të tjera janë me gabime të rënda. Braçe e pranon se për penalltinë e dytë në Korçë, gjatë takimit Skënderbeu 3-2 Partizani, ndeshja nuk është vendosur nga arbitrat dhe pse vendasit protestuan fuqishëm për 11 metërshin e dytë akorduar miqve.

Erjon Braçes nuk I del e keqja as me ndeshjet e tjera, teksa ndalet gjerë e gjatë në takimin e "Selman Stërmasit", ku Tirana fitoi tri pikë me vlera në frymën e fundit. Braçe shpreh opinionin e tij dhe lë të kuptohet se takimi është vendosur nga arbitri Jorgji.

Statusi I plotë I Erion Braçe:

I NJEJTI FILM, E NJEJTA HISTORI! SISTEMI D!

Ne 5 ndeshje, 2 i vendosin arbitrat; Ne 5 ndeshje, 3 jane me gabime te renda arbitrash; Ne 5 ndeshje, te 5-ta kane standarde te ndryshme gjykimi, sipas ndeshjes-pra ekipeve dhe gjyqtarit te qellimte! Por ka edhe me keq; Ne 2 ndeshjet e vendosura nga arbitrat, ata vendosen per kryesuesit e Superliges, ne favor te tyre! Shikoni, dje u be shume mire qe u diskutua per penalltine e dyte akorduar Partizanit; Nga pamjet, per mua nuk ishte penallti edhe pse sot, pasi lexova gazeten Panorama, pashe prape pamjet dhe, sic gazeta edhe une dyshova se topi i goditur nga Cinari prek doren e nje lojtari para se ti bjere qurreve te nje lojtari tjeter qe me te drejte protestonte; Por ate ndeshje, NUK E VENDOSI GJYQTARI!

Nderkohe sot eshte nam; Perseri e gjithnje Enea Jorgji: Goli i pare i Tiranes haptazi me dore; Goli i dyte i Tiranes nis ne minuten e 95:35 (ishin shtuar 4 min), Ngo-golashenuesi qe ne goditje te faullit eshte offside, mbetet offside edhe pasi sherbehet nga e djathta, i bie shtylles perseri dhe Muca bllokon me faull portierin, Ngo merr topin haptazi dhe e shtyn me dore, minuta eshte 95:45. Vendosi arbitri jo si gjithnje Enea Jorgji; Ne ndeshjen Partizani-Tirana dha 4 minuta shtese dhe, edhe pse u luajten 2 dhe 2 u vonuan, fiks tek e 4-ndeshja mbaroi; Ne ndeshjen Kuksi-Skenderbeu shtoi 1 minute dhe, edhe pse Kuksi shenoi gol pak sekonda pas 1 minuti shtese, Enea Jorgji mbylli ndeshjen fiks dhe goli as qe u quajt!

Nderkohe ne Gjirokaster eshte edhe me nam, nam fare; Shiheni golin e Luftetarit, i qarte e ne drite te diellit; As offside e as faull! Po cfare? Hic, arbitri! Edhe me keq, ne dy ndeshje, dy standarde: Nese ai ne Gjirokaster eshte faull pa prekur kerkend, ky ne Tirane eshte sterfaull! Po le manjane faullat dhe kartonet, gjera te vogla ne dukje por qe vendosin kur te lene me 10 lojtare dhe ekipin e favorizuar gjithnje me 11. Tani qe shkruaj cdo gje ka mbaruar! Ka muaj qe degjoj se futbolli ne kete vend eshte ne krize prej parave! Te gjithe, perfshire titullarin e SISTEMIT, ulerasin kunder taksave a thua se paguan kush taksa prej tyre! Po ua them prape; SKA PARA KUR SKA GARE, KUR FITUESI PARACAKTOHET!

Tags:

FACENEWS

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga