Sergiy Rebrov & Sylvinho
Sergiy Rebrov nuk do të jetë më trajner i Ukrainës. Federata ukrainase dhe tekniku 51-vjeçar kanë vendosur të mbyllin bashkëpunimin pas rreth 3 vitesh.
Rebrov i ka drejtuar ukrainasit në 34 ndeshje, duke pasur edhe bilanc pozitiv. Nga këto duele, ai ka fituar si trajner i Ukrainës 16 prej tyre, ndërkohë që ka humbur 10 dhe 8 sfida të tjera kanë përfunduar në barazim.
Kujtojmë që shkarkimi i tij nga tifozët u kërkua që pas miqësores Ukrainë-Shqipëri, pas eliminit të dy ekipeve nga “play-off”. Megjithatë, u prit edhe pak javë për t’u zyrtarizuar largimi.
View this post on Instagram
Poll
