Granit Xhaka
Kosova dhe Zvicra do të përballen mbrëmjen e kësaj të marte, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit 2026. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, nis në orën 20:45.
Ndërkohë që në prag të këtij dueli, një incident ka ndodhur në stadiumin ku do të mbahet ndeshja. Kur Granit Xhaka dhe Zvicra e tij po zhvillonin seancën e fundit stërvitore, në “Fadil Vokrri” u fikën dritat, teksa pamjet po bëjnë xhiron në rrjet.
Përsa i përket ndeshjes, kujtojmë se Kosova e ka siguruar “play-off”. Ndërkohë që për të siguruar vendin e parë dhe biletën për në Botëror, “Dardanët” duhet të mposhtin 6-0 helvetët.
Poll
