Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

VIDEO/ Anglia, Spanja dhe Italia japin “show”, Cristiano Ronaldo shënon dopietë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Anglia, Spanja dhe Italia japin “show”, Cristiano Ronaldo
Cristiano Ronaldo

Mbrëmjen e sotme janë luajtur Grupet E, F, I, dhe K për kualifikueset e “Botërorit 2026” në Europë. Në të njëjtin grup me Shqipërinë, Anglia fitoi bindshëm ndaj Letonisë në transfertë, 0 – 5, ku u evidentua Harry Kane me dy gola.

Spanja “shtypi” pa problem Bullgarinë në Grupin E, 4 – 0, Merino dopietë, kurse Turqia tregoi “dhëmbët” ndaj Gjeorgjisë, 4 – 1.

Cristiano Ronaldo bëri “heroin” te Portugalia në Grupin F, dygolësh ndaj Hungarisë, por nuk mjaftoi që luzitanët të merrin 3 pikët, e mbyllur 2 – 2.

Irlanda “theu” minimalisht Armeninë. Italia e Gattusos demostroi vendosmëri kundër Izraelit, 3 – 0 (2 gola Retegui), duke iu afruar me 3 pikë Norvegjisë në Grupin I.    

Goli i Reteguit  

 

Poll

Lexo gjithashtu