Sikur të mos mjaftonte "turpi" në finalen e humbur me Bosnje Hercegovinën, një tjetër skandal ka plasur në Itali, aty ku raportohet se pak para se të niste sfida e finales për "play-off", lojtarët kanë kërkuar premio për të bërë të mundur kualifikimin në Kupën e Botës.
Kështu shkruan "La Repubblca", në artikullin e publikuar së fundmi në të cilën nënvizohet se futbollistët i kanë bërë propozimin Federatës italiane që të shpërblehen me 10 mijë euro secili, nëse do t'ia dilnin të shkonin drejt Botërorit.
Kujtojmë se disfata në Bosnjë la pasoja serioze në radhët e federatës, ku u njoftuan dorëheqjet e Gravinës, Buffon dhe trajnerit Gattuso.
L’ultimo pensiero degli azzurri: un premio per la qualificazione https://t.co/d0Vphq5X2M
— Repubblica (@repubblica) April 4, 2026
