
Harry Kane & Dusan Vlahovic
Teksa jemi pak ditë pranë rikthimit të kombëtareve në fushën e lojës, Anglia ka marrë një lajm aspak të mirë. Harry Kane me shumë gjasa do të mungojë në miqësoren e nesërme përballë Uellsit.
Sulmuesi i Bayern Munich nuk ka marrë pjesë në seancën stërvitore të ditës së sotme duke ngritur dyshimet për një mungesë të mundshme. Kujtojmë se Anglia do të luajë edhe të martën përballë Letonisë në kualifikueset e Botërorit.
Harry Kane nuk është ndjerë mirë pas përfundimit të sfidës së Bayernit përballë Eintracht në fundjavën që lamë pas. Kjo i ka ndikuar bomberit që rrezikon të mos luajë për Anglinë.
Poll