Mrekullitë ndodhin në fuboll dhe tashmë shembulli më i mirë vjen nga Curaçao. Këto të fundit siguruan për herë të parë kualifikimin në një Kupë Bote.
Curaçao është një vend me 150.000 banorë, bëhet pjesëmarrës në një turne të tillë madhor. Ishulli bëhet pjesë e kësaj historie, teksa është pjesë e CONCACAF (Konfederata e Futbollit të Amerikës së Veriut, Qëndrore dhe Karaibeve).
Kështu, Curaçao u bë vendi më i vogël në histori që u kualifikua për Kupën e Botës. Curaçao përbëhet kryesisht nga lojtarë nga Eredivisie, dhe shumë prej tyre kanë luajtur edhe në Evropë.
Barazimi 0-0 në ndeshjen e fundit me një nga skuadrat më të forta në transfertë, Xhamajkën u bëri të mundur edhe kualifikimin. E sigurisht festa ishte e gjitha legjitime. Futbolliste, tifozë dhe stafi festuan së bashku, ndërsa lotet dhe emocionet ishin të papërshkrueshme.
