Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Kupa e Botës për Shqipërinë dhe Serbinë kalon nga “këmbët” e Anglisë, mungon “makthi” i kuqezinjve (LISTA)

Shkruar nga NEWSPORT
Kupa e Botës për Shqipërinë dhe Serbinë kalon nga
Anglia

Anglia është kualifikuar në Kupën e Botës 2026, duke mbyllur çdo llogari sa i takon rrugëtimit të tyre. “Tre Luanët” do të luajnë thjeshtë për formalitet ndaj Serbisë dhe Shqipërisë, teksa kanë në dorë “fatet” e dy ekipeve për “Play-off”-in e Kupës së Botës 2026.

Thomas Tuchel  ka bërë publike ditën e sotme edhe listën e të grumbulluarve për këto përballje. Një listë e mbushur me “yje” të cilët do të jenë nën urdhrat e ish-timonierit të Chelsea për duelet me Serbinë dhe Shqipërinë.

Jude Bellingam është rikthimi i madh në ekip, ndërsa mungesë e madhe është Myles Lewis-Skelly. Siç dihet ky i fundit u shënoi gol kuqezinjve në ndeshjen e parë në “Wembley”.

Siç dihet ANglia do të presë Serbinë në "Wembley" me 13 nëntor, ndërsa 3 ditë më pas do të zbarkojë në Tiranë për të sfiduar Kombëtaren shqiptare në "Air Albania". Aktualisht Shqipërinë dhe Serbinë i ndan vetëm 1 pikë në klasifikim, me kuqezinjtë që mbajnë vendin e dytë me 11 pikë.

Kupa e Botës për Shqipërinë dhe Serbinë kalon nga
 

 

Poll

Lexo gjithashtu