Shorti i djeshëm i Botërorit përcaktoi përfundimisht grupet dhe çiftet rivale. Ku luajnë 42 kombëtare të klasifikuara dhe 6 që priten të dalin nga faza e “Play-Off”.
Menjëherë pasi u kuptuan kundërshtarët ka reaguar edhe kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka. Ekipi i tij është në në Grupin B së bashku me Kanadanë, Katarin dhe një nga fituesit që do të dalë nga “Play-Off” ku janë Italia, Irlanda e Veriut, Bosnjë-Hercegovina dhe Uellsi.
33-vjeçari, Xhaka i ka konsideruar kundërshtarët shumë interesantë, ndërsa ka ruajtuar dhe një vend për një emocion më të veçantë për duelin me Kanadën. Kjo pasi është ndër vendet pritëse në Botëror.
“Një grup “cool”, me kundërshtarë interesant. Natyrisht, do të jetë disi e veçantë të luajmë ndaj nikoqires së Botërorit, Kanadasë. Atmosfera do të jetë e shkëlqyer”, ka thënë kapiteni i Zvicrës.
Rikujtojmë se kompeticioni më gjigant i futbollit do të fillojë në 11 qershor dhe do mbyllet në 19 korrik të 2026-ës.
