Federata Portugeze e Futbollit ka publikuar sot listën e futbollistëve, që do të marrin pjesë në Kupën e Botës 2026. Trajneri Roberto Martinez është ai që ka vendosur për 27 emrat që do të përfaqësojnë Portugalinë në Botëror.
Në portë nuk ka surpriza, teksa dy kryesorët pritet të jenë Diogo Costa dhe Jose Sa. Emra të rëndësishëm ka në repartin e mbrojtjes, ashtu si Joao Cancelo, Ruben Dias apo Nuno Mendes.
Jo më pak lojtarë cilësorë ka edhe mesfusha, duke përmendur këtu Vitinha, Joao Neves, Bruno Fernandes apo Bernardo Silva.
Ndërsa në sulm sigurisht që s’mund të mungojnë një nga më të mirët e historisë, Cristiano Ronaldo. Kurse krah tij ka lojtarë të tjerë mjaft kualitativë, si Rafael Leao, Joao Felix, Goncalo Ramos apo Francisco Conceicao.
View this post on Instagram
