
Paredes, Rodrygo
Argjentina siguroi pjesëmarrjen në Kupën e Botës si Kombëtarja e parë e Amerikës së Jugut. 3 herë kampionët e botës mposhtën në orët e para të mëngjesit të sotëm Brazilin me rezultatin e thellë 4-1.
Një episod mes Leandro Paredes dhe Rodrygo është bërë viral në rrjet, ndërkohë që takimi po zhvillohej. Të dy lojtarët kryqëzuan rrugët, me sulmuesin e Real Madridit që ngacmoi mesfushorin e Romës.
Ky i fundit nuk u kursye aspak ndaj kundërshtarit me një frazë “Unë kam dy Kupa të Amerikës, ti s’ke asnjë”, i thotë Paredes sulmuesit Rodrygo.
Poll