
Cristiano Junior
I biri i Cristiano Ronaldos vijon të ndjekë denjësisht hapat e babait të tij në futboll. Rikujtojmë që para pak ditësh, Cristiano Junior bëri debutimin e tij me Kombëtaren e Portugalisë për moshat U-15.
Por ky ishte vetëm fillimi, pasi ditën e sotme, djaloshi 14-vjeçar arriti të gjejë golin e tij të parë. Në minutën e 13-të të takimit ndaj Kroacisë, Cristiano kaloi në epërsi Portugalinë.
I shërbyer nga shoku i tij i ekipit, i biri i CR7 shënoi nga e majta e tij. Pasi shënoi në rrjetën e kundërshtarëve, Cristiano Junior shkoi të festonte si i ati me “SIU”.
Poll