Al-Najma - Al-Hilal
Pas fillim të “trazuar” në ligën arabe, skuadra e Al-Hilal është rikthyer në versionin më të mirë. Treguesi më i qartë erdhi nga ndeshja e mbrëmjes kundër Al-Najma, e përfunduar 4 – 2 për Al-Hilal.
Edhe pse bardheblutë e Al-Hilal u gjendën dy herë në disavantazh, gjetën forcën për të përmbysur rezultatin. Golat për ekipin e drejtuar nga Simone Inzaghi u shënuan nga Al Dawsari (dopietë), Theo Hernandez dhe Neves.
Përtej 6 golave, pati edhe 2 kartonë të kuq. Al-Hilal në 8 javë kampionat të ligës së Arabisë Saudite numëron 20 pikë, 1 më pak se liderit e Al-Nassr, por këta të fundit kanë një ndeshje më pak.
Poll
