Tifozët e Trabzonspor duke festuar golin e Ernest Muçit
Erenst Muçi po i befason të gjithë në Superligën turke me ekipin e Trabzonspor. Sulmuesi shqiptar shënoi golin vendimtar ndaj Kocaelispor në minutën e 91-të, duke i dhënë 3 pikët të tijve.
Përjtimi i një goli fenomenal për nga intepretimi, sikurse në “frymën e fundit” të ndeshjes, ka dhënë “efekt” edhe te tifozët e Trabzosnporit.
Në “Instagram”, është bërë viral videoja e dy tifozëve nga Trabzoni, të cilët festojnë si të “çmendur” finalizimin e shqiptarit. Në pak orë, kjo video ka marrë mijëra shikime.
Pas 18 javësh në Superligën turke, Trabzonspor mban vendin e 3-të në tabelë me 38 pikë, 5 më pak se liderit e Galatasaray. Për Muçin, ky ishte goli i 8-të në kampionat.
View this post on Instagram
Poll
