 
Atletiko e Bilbaos e pëson nga tifozët. 
 
 Klubi spanjoll është gjobitur nga UEFA me shifrën e 30 mijë eurove pas sjelljes aspak të hijeshme të tifozëve në sfidën me Romën. 
 
 Gjithashtu, i është ndaluar shitjaH e biletave për tifozët e tyre në ndeshjen e radhës në transfertë në Europa League, e cila do të jetë kundër bullgarëve të Ludogorets. 
 
 Parashikohet edhe një dënim me kusht për shitjen e biletave që mund të zgjasë edhe për dy vite. 
 
 Tifozët bask ndezën dhe hodhën flakadanë në fushën e ‘Olimpicos”, si edhe objekte të tjera ndaj tifozëve dhe lojtarëve kundërshtarë. 
 
 Klubi dënon veprimet e përgjegjësve dhe tani konfirmon se është duke ndërmarrë veprime ligjore për të kaluar gjobën ndaj këtyre individëve.
 
                                 
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                       
 
                			                        
                			                        
                			                       