Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Tragjike në Greqi/ Futbollisti i Panathiakos gjendet i pajetë në pishinën e shtëpisë

Shkruar nga NEWSPORT
Tragjike në Greqi/ Futbollisti i Panathiakos gjendet i pajetë në
George Baldock

George Baldock ka ndërruar jetë në pishinën e shtëpisë së tij. 31-vjeçari ishte futbollist i Panathiakos dhe mbrëmjen e djeshme u gjet i pajetë në shtëpinë e tij në Athinë.

Mediat greke raportojnë se tashmë hetimet për këtë ngjarje kanë nisur dhe policia po merret me detajet për të zbuluar arsyet e kësaj tragjedie. Po sipas mediave bëhet me dije se mbrëmjen e djeshme bashkëshortja e Baldock, e cila jeton në Angli me fëmijën e tyre, ka tentuar disa herë të kontaktojë me të, por pa sukses dhe një numër i madh telefonatash kanë mbetur pa përgjigje.

Gruaja më pas ka kërkuar ndihmën e pronarit të shtëpisë, i cili ka shkuar ta kontrollojë dhe e ka gjeur futbollistin pa jetë në pishinën e tij. Sipas informacioneve paraprake, 31-vjeçari nuk ka shenja dhune apo lëndime në trup dhe bëhet ende e paqartë shkaku i vdekjes së tij. Kujtojmë se Baldock ka luajtur edhe në Premier League me ekipin e Sheffield United.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga