
Toni Kroos
Në verën e vitit të kaluar pasi përfundoi europiani, Toni Kroos vari këpucët në gozhdë. Së fundmi, ish-mesfushori i Real Madridit ka dalë në një intervistë për mediat ku ka theksuar se Pedri është mesfushori më i mirë në botë.
“Pedri mund të konsiderohet më i miri në botë në pozicionin e tij. Ai është lojtari klasik, mungesa e të cilit ndjehet. Pedri nuk shënon vetëm gola dhe asiston, por ai të jep një zgjidhje në çdo rast.
E pashë se çfarë po bën këtë vit, dhe vetëm në Champions League ai mposht 52 herë lojtarët për ndeshje. Në LaLiga, Pedri bën edhe më mirë dhe mposht 59. Ai fjalë për fjalë mposht 11-12 herë mbrojtësit për çdo ndeshje dhe më besoni, është shumë e vështirë për një mesfushor.
Poll