Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Tha se duhet të përjashtohet nga Gjermania, Rudiger “mollë sherri” mes Toni Kroos dhe Lothar Matthaus

Shkruar nga NEWSPORT
Tha se duhet të përjashtohet nga Gjermania, Rudiger “mollë
Toni Kroos - Antonio Rudiger

Sjellja e Antonio Rudiger i ka shokuar të gjithë. Mbrojtësi i Real Madridit “humbi” mendjen pasi gjyqtari fishkëllente në favor të Barcelonës gjatë finales së Kupës së Mbretit dhe përfundoi duke e hedhur qesen me akull në drejtim të gjyqtarit, i cili i tregoi kartonin e kuq ndërsa shokët e tij të ekipit u përpoqën ta mbanin Rudigerin për të shmangur më të keqen. Rezultati? Ai tani rrezikon deri në 12 ndeshje pezullim.

Por ish-shoku i skuadrës Toni Kroos , tani i pensionuar nga futbolli, e mbrojti 32-vjeçar gjerman: "Pajtohem plotësisht me Felix (vëllai i Toni Kros) kur thotë se njerëzit tani po kërkojnë përjashtimin e tij nga skuadra kombëtare... veçanërisht njerëz që, në atë kohë, do të kishin merituar të përjashtoheshin vetë", u përgjigj ironikisht ish-lojtari i Real Madridit gjatë një transmetimi të “Icon League”.

Sulmi i Kroos ndaj atyre që i janë referuar pranisë së Rudiger në ekipin kombëtar mund të jetë pikërisht ndaj Lothar Matthaus , legjendës së Bayernit dhe ish-lojtarit kryesor të Gjermanisë, i cili pranoi: "Ai dukej sikur ishte çmendur, ishte jashtë kontrollit. Ai është një lojtar i kombëtares gjermane, duhet të jetë një model, por e ka harruar plotësisht këtë. Nëse ia del me një ndalim katër-javor, do të jetë i lumtur. Po mendoj më shumë për një ndalim me dy shifra. Pres një ndalim masiv”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga