Finalja “magjike” e Kupës së Kombeve të Afrikës, ishte një spektakël mes Senegalit dhe Marokut. Nga një duel i cili nxori me kupë, kombëtaren e Senegalit.
Pasi u kthyen me triumf Qeveria e Senegalit ka vendosur të shpërblejë me shuma të “frikshme” kombëtaren e futbollit. Ndërsa shpërblimet financiare dhe materiale që tregojnë vlerësimin maksimal për kombëtaren u njoftuan edhe nga Presidenti Bassirou-Diomaye.
Çdo lojtar i kombëtares do të përfitojë rreth 115 mijë euro si dhe një truall prej 1.500 metrash katrorë në zonën e njohur bregdetare të Petite-Côte.
“Ia dorëzova secilit prej Luanëve të pranishëm 75 milionë franga CFA”, ka deklaruar presidenti Faye, duke shtuar se edhe drejtuesit e Federatës Senegaleze të Futbollit dhe anëtarët e delegacionit do të shpërblehen me shuma monetare dhe parcela më të vogla toke.
Gjithashtu, Ministrisë së Sportit i janë akordua rreth gjysmë milioni euro, për të organizuar dhe kurorëzuar festimet e suksesit afrikan.
