Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Zikaltërit zbresin në fushë në mbrëmje, favorit ndaj “surprizës” të quajtur Torino

Shkruar nga NEWSPORT
Zikaltërit zbresin në fushë në mbrëmje, favorit ndaj
Inter-Torino

Inter luan sot në mbrëmje në “Giuseppe Meazza” në orën 20:45 kundër Torinos.

Për habi, të dyja ekipet kanë të njëjtin numër pikësh, 11 secila. Kjo vjen falë startit fantastik të “Granatave”.

Kampionët në fuqi të Italisë vijnë pas fitores bindëse ndaj serbëve Crvena Zvezda. Ata kanë gjetur veten pas “hidhërimit” në derbin e Milanos.

Torino vjen pas një eliminimi të habitshëm nga skuadra e Ismajlit, Empoli. Në Serie A humbën një sfidë të luftuar ndaj Lazios. Këto 2 rezultate negative sikur kanë lëkundur pak kampin torinez, që sot i pret një nga sfidat më të vështira të kampionatit.

Interi dotë tentojë me çdo kusht 3 pikëshin dhe ngritjen në vendin e dytë të klasifikimit, ndërsa Torino do të tentojë të kthehet tek ecuria pozitive.

Formacionet e mundshme të sfidës janë:

INTER (3-5-2): Sommer; Bisseck, Acerbi, Bastoni; Darmian, Frattesi, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Thuram, Lautaro.
Trajneri: Inzaghi

TORINO (3-5-2): Milinkovic-Savic; Vojvoda, Coco, Masina; Lazaro, Tameze, Riçi, Ilic, Sosa; Zapata, Adams.
Trajneri: Vanoli (Godinho në pankinë)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga