Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

“Vlahovic dhe Conceicao nuk luajnë nesër”, Motta flet para derbit me Torinon: Ndeshje e komplikuar

Shkruar nga NEWSPORT
“Vlahovic dhe Conceicao nuk luajnë nesër”, Motta flet para
Thiago Motta

Juventusi kërkon të lërë pas atë disfatë ndaj Milanit në Superkupë për t’u rikthyer te fitorja në derbi ndaj Torinos. Në prag të kësaj sfide delikate, trajneri i Juventusi Thiago Motta ka dalë në konferencë për mediat.

Mungesat – “Në këtë ndeshje nuk do të jenë Bremer, Vlahovic, Conceicao, Milik, Cabal dhe Locatelli. Me mungesën e këtij të fundit nesër do të shihni se cili do të jetë kapiteni i ekipit”

Ndeshja – “Si gjithmonë, e komplikuar, si ndeshja e parë. Do të jetë një takim i veçantë për ne dhe për tifozët. Mezi presim të futemi në fushë dhe duam të fitojmë. Në 26 ndeshje kemi humbur vetëm dy herë, skuadra është e re, përveç disa barazimeve dhe disa dëmtimeve që nuk kanq qenë kurrë alibi.

Trajneri sigurisht që ka një ndikim, por të jesh lider në dhomat e zhveshjes, njohja vjen nga shokët e skuadrës. Kjo është pothuajse gjithmonë ajo që ka rëndësi, vëren trajneri. Ne kemi liderë, të tjerë që po rriten në moshë”, u shpreh Motta.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga