Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

VIDEO/ Mbërrin në Itali, Niclas Fullkrug gati për vizitat mjekësore

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Mbërrin në Itali, Niclas Fullkrug gati për vizitat
Niclas Fullkrug

Niclas Fullkrug ka mbërritur mbrëmë vonë në Itali dhe gjermani do të “kopsitë” detajet për transferimin te Milan. Palët kanë arritur prej ditësh marrëveshje mes tyre, me 32-vjeçarin që do të kalojë te kuqezinjtë në formë huazimi nga Ëest Ham.

Skuadra italiane do të ketë mundësinë e blerjes së kartonit të tij në fund të sezonit, ku në lojë do të jenë 11-13 milionë euro.  

Sipas mediave italiane bëhet me dije se qendërsulmuesi ditën e sotme do t’u nënshtrohet vizitave mjekësore dhe ku më pas do të firmosë kontratën me Milanin. Ndërkohë ditën e nesërme do të zhvillojë edhe stërvitjen e parë nën urdhrat e Massimiliano Allegrit dhe për të nisur kështu aventurën e re në Itali.

Poll

Lexo gjithashtu