Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Veiga thuajse i Juventusit, Cambiaso gati për t’u larguar i hap rrugën një tjetër mbrojtësi në Torino

Shkruar nga NEWSPORT
Veiga thuajse i Juventusit, Cambiaso gati për t’u larguar i hap
Cambiaso dhe Kalulu

Pas arritjes së marrëveshjes me Alberto Costan dhe Kolo Muanin, goditja e radhës e Juventusit në merkato vjen nga Chelsea. Bëhet fjalë për mbrojtësin e majtë Renato Veiga që do të huazohet në klubin bardhezi.

Mbrojtësi portugez do të jetë pjesë e Juventusit deri në qershor, ku Chelsea do të përfitojë 5 milionë euro nga ky huazim. Duket se ardhja e 21-vjeçarit në Torino i ka hapur rrugën një largimi të Andrea Cambiasos.

Anësori italian prej ditësh flitet se është një nga objektivat e Manchester Cityt në merkato. “Citizens” dhe Guardiola janë të gatshëm të paguajnë 65 milionë euro për shërbimet e tij, por bardhezinjtë kërkojnë të paktën 80 milionë euro.

Një largim i mundshëm i Cambiasos do t’i hapte rrugë gjithashtu dhe David Hancko që të vishej bardhezi. Feyenoord kërkon të paktën 35 milionë euro për qendërmbrojtësin, të cilat Juventusi do t’i ofronte vetëm në rast të shitjes së Cambiasos.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga