
Te Milani akoma është atmosferë feste. Ajo fitore në derbi ka dërguar “Djallin” dhe tifozët kuqezi në “qiellin e 7-të”. Por, këta të fundit mesa duket do të vazhdojnë festën e tyre.
I padëshiruari i tifozëve kuqezi, Davide Calabria nuk është ende gati dhe do të mungojë edhe në ndeshjen e së premtes ku Milan do të përballet me Leçen. Kapiteni mungoi dhe në derbi, por rikuperimi do të zgjasë dhe për disa ditë, kështu që, italiani humbet dhe ndeshjen e radhës.
Tifozët festojnë, por kjo mund të jetë një dhimbje koke për Paulo Fonsecan. Trajneri ka në dispozicion vetëm Emerson Royal, me këtë të fundit që shpenzoi shumë energji ndaj Interit, por duhet marrë parasysh që mesjavën e ardhshme përballen me Leverkusen në Champions.